Nuk dihet nëse deri në fund të vitit do të fillojnë punimet në 2.5 kilometrat e para të rrugës Bllacë-Shkup. Drejtori i ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë tha për Alsat se hapja e ofertave do të bëhet në fund të muajit të ardhshëm, pas çka do pasojnë dhjetë ditët e ankesave eventuale, dhe me përzgjedhjen e firmës do nis edhe procedura e ndërtimit të autostradës.
Për momentin në vijim e sipër është tenderi që duhet të përfundojë në 29 nëntor. Buxheti është rritur për të për 250 milion denarë me qëllim që të kemi interes më të madh me çka zgjatëm edhe ditët e tenderimit nga 30 në 45 që të mund të shihen mirë informatat sepse bëhet fjalë për punë serioze, autostradë, dhe në 29 nëntor duhet të hapet dokumentacioni i tenderit, pastaj në pajtim me normat që janë ligjore ka dhjetë ditë afat ankesash dhe nëse shkon si duhet do nënshkruhet kontrata dhe do nisin punët- Zoran Kitanov. Drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Sipas Kitanovit, vazhdimi i këtij projekti edhe për dhjetë kilometrat e radhës nuk do ketë vonesa, përkundër vonimit të tenderit të parë.
Paralelisht tani po projektohet dhjetë kilometrat e mbetura nuk kanë të bëjnë njëra me tjetrën por përkundrazi do punohen njëkohësisht- Zoran Kitanov.
Në Maj të këtij viti Kosova përuroi autostradën Arbër Xhaferi, me një gjatësi prej 65 kilometrave, që përfundon në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Bashkim Sulejmani