11.7 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Prill, 2025
BallinaLajmeAutostrada Kërçovë-Ohër/ Rustemi: Deri në dhjetor 2023 duhet të mbaroj projekti

Autostrada Kërçovë-Ohër/ Rustemi: Deri në dhjetor 2023 duhet të mbaroj projekti

Drejtori i N.P. Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në kuadër të emisionit të mbrëmshëm “Magazina Ekonomike”, i pyetur nga gazetari Ile Petrevski rreth realizimit të projektit për autostradën Kërçovë-Ohër, deklaroi se deri në fund të dhjetorit do të zgjidhet çështja e shpronësimit të tokave, derisa deri në fund të vitit të ardhshëm do të mbaroj projekti.

“Deri në fund të dhjetorit do të bëjmë komplet shpronësimin e tokave dhe duket edhe tani që kemi aktivitete të jashtëzakonshme, shumë të shtuara, në ndërtimin e rrugës, që në vitin e ardhshëm do të kemi aktivitete të jashtëzakonshme, pasi që pritet deri në fund të vitit, 31 dhjetor 2023 të mbaroj projekti”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments