25.1 C
Tetovo
E diel, 14 Shtator, 2025
BallinaLajmeAutoritet thanë se pati zjarr, NP Drislla: Dënojmë lajmet e rreme, pushteti...

Autoritet thanë se pati zjarr, NP Drislla: Dënojmë lajmet e rreme, pushteti po shkëput vëmendjen nga skandalet

Ndërmarrja Publike Drislla ka mohuar se ka pasur zjarr mbrëmë. Nga kjo ndërmarrje thonë se bëhet fjalë për lajm të rremë të shpërndarë nga qendrat e pushtetit për të shkëputur vëmendjen nga skandalet e tyre, transmeton Portalb.mk.

NP Drislla dënon dhe mohon me forcë lajmin e rremë “Drislla u përfshi nga flakët natën”, i cili u shpërnda dje nga qendrat politike të pushtetit për të shkëputur vëmendjen nga skandalet e tyre, kur në fakt dje nuk pati zjarr.

NP Drisla, ku pati përpjekje për të ndezur një zjarr të madh 2 ditë më parë, u përball me zjarrin me burimet e veta dhe me përpjekje të jashtëzakonshme nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.

Që atëherë, situata ka qenë e qëndrueshme, dhe dje u përhap në publik lajmi se kishte zjarr tjetër në Drislla, që është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga skandali në Trubarevë, i cili mund të kishte qenë një përsëritje e tragjedisë në Koçan për shkak të paaftësisë dhe mangësive sistemike të institucioneve të caktuara.

Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov, tha se rreth orës 2:30 të mëngjesit morën raport se kishte zjarr tjetër në deponinë e Drisllës dhe menjëherë u nisën atje.

“Mund të shihnim disa flakë, por ishte gazi që avullonte nga kjo deponi. Dërguam atje një ekip nga brigada e zjarrfikësve të Shkupit, e cila shuajti zjarrin, i cili ishte në rrezik të përhapej në pjesën kryesore të deponisë. Tani situata në ‘Drislla’ është e qëndrueshme, po vazhdojmë me mbulime agresive të pjesës së mbetur sepse të paktën gjysma e zonës që digjej në ‘Drislla’ dje është mbuluar. Megjithatë, një pjesë e mekanizimit u ridrejtua edhe këtu, në zjarrin e madh në Trubarevë”, shtoi Angellov.

Zjarri në Trubarevë shpërtheu dje në objektin e firmës “F-Grupacioni” e cila merret me mbeturina elektronike, janë përfshirë edhe dy objekte në të cilët ka pasur sasi e madhe e mbeturinave plastike. Nuk ka të lënduar në zjarr, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angellov. Ai shtoi se nga perceptimi në terren, bëhet fjalë për vënie të qëllimshme të zjarrit.

Kohëve të fundit, janë raportuar zjarre edhe në shumë deponi, si në Drislla, ajo pranë fshatit Kuklish në komunën e Strumicës, deponia Dellçevë, deponia e qytetit në Komunën e Krushevës, si dhe deponia Vardarishtë në Komunën Gazi Babë. E gjithë kjo kulmoi me zjarrin në Trubarevë.

Mjekët në vend paralajmërojnë se pasojat në shëndetin e njeriut nga toksinat që shkaktohen nga djegia ose tymi i deponive janë të mëdha. Kjo situatë mund të shkaktojë sëmundje të mushkërive dhe zemrës, si dhe anemi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments