Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Ohri, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se përveç se nuk mbante premtimin për rregullim të veturave edhe pse iu merrte para klientëve, ai edhe i shiste pjesët funksionale nga veturat e klientëve.
“SPB Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër Sh.K. (39) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”. Ai në disa raste në servisin e tij për automjete në Ohër, ka pranuar automjete të pasagjerëve nga qytetarë nga Ohri, nga të cilët ka kërkuar dhe ka marrë një shumë të caktuar parash, duke u premtuar se do t’i rregullojë defektet e automjeteve dhe do të kryejë remont të plotë të tyre. I raportuari nuk i ka kryer riparimet në afatin e kontraktuar dhe përveç kësaj ka hequr nga veturat pjesët funksionale dhe ua ka shitur palëve të treta, duke përfituar para në mënyrë të kundërligjshme”, thonë nga SPB-Ohër./tv21.tv