Qeveria austriake dëshiron të mundësojë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet joanëtare të BE-së për të vuajtur dënimin në Kosovë.
Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner, i cili të hënën mori pjesë në një konferencë për migracionin në Kopenhagë, diskutoi këtë ide me ministrin danez të Drejtësisë Peter Hummelgaard të cilin e ka takuar sot.
“Objeksionet e paraburgimit si ato të planifikuara nga Danimarka në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit austriak të kancelarit federal Karl Nehammer”, ke dekalruar Karner më pas, shkruan Politico, trasnmeton Express.
“Ne duam të intensifikojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar”, ka shtuar tutje Karner.
Para Austrisë, Danimarka ka pasur të njejtën kërkesë. Marrëveshja mes qeverisë daneze dhe Kosovës për burgjet me qira ende s’është finalizuar. Gjithashtu edhe një politikan belg e ka plasuar si ide që të ndjekin shembullin e Danimarkës për të marrë burgje me qira në Kosovë./Express/