Qëndrimi i Austrisë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datë për çelje bisedimesh! Këtë e deklaroi në Shkup Ministri i jashtëm austriak Aleksandër Shalenberg.
Shalenberg nuk deshi të komentojë ndarjen e mundshme të pakos ku bëjnë pjesë Maqedonia dhe Shqipëria, e as për kushtet që mund t’u vihen vendeve, siç Gjermania bëri me Shqipërinë.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm i vendit Nikolla Dimitrov tha se është në interes të Maqedonisë dhe gjeopolitikës së Ballkanit që edhe Shqipëria të bëjë hap përpara, megjithatë në fund të fundit, siç tha, hapja e negociatave është proces që fokusohet në arritje individuale.
Duke folur për Maqedoninë, Dimitrov përmendi disa përparime dhe reforma, andaj sipas tij vendi meriton hapin e radhës që është fillimi i rrugës evropiane.
Konferencës së përbashkët Dimitrov-Shalenberg i parapriu një takim i përfaqësuesve diplomatik të të dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Austrisë po ashtu u takua edhe me Presidentin Stevo Pendarovski dhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani.