Austria ka publikuar një listë të detajuar të profesioneve të mangëta në atë vend për vitin e ardhshëm 2022, ku renditen 66 profesione, një listë e veçantë e profesioneve është përcaktuar për provincat individuale.
Bëhet fjalë për një Rregullore për fuqi punëtore të kualifikuar, përkatësisht profesione të mangëta për vitin 2022, bazuar në Ligjin për punësimin e të huajve, për punë në mbarë Austrinë, bëjnë të ditur Ambasada Austriake në Sarajevë.
Sipas listës së publikuar, disa nga profesionet e kërkuara janë infermierë/teknikë të diplomuar, kuzhinierë, piktorë dhe automekanikë, xhamaxhi, muratorë, bravandreqës, puntorë për çatitë, inxhinierë elektrikë.
Në listën e profesioneve me mangësi përfshihen edhe inxhinierë të teknologjisë së informacionit, marangoz, teneqexhi, mjekë, saldatorë, punëtorë ndërtimi, instalues e montues tubash, inxhinierë mekanikë të diplomuar, optikë, këshilltarë tatimorë, kasap e të tjerë.