7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaAustri, Spanjë dhe Gjermani,protesta kundër masave shtrënguese

Austri, Spanjë dhe Gjermani,protesta kundër masave shtrënguese

Masat po ashpërsohen  në të gjithë Europën për shkak të infektimeve rekord

Më shumë se 40,000 mijë njerëz marshuan rrugëve të Vjenës kundër bllokadës kombëtare dhe vaksinimit të detyrueshëm për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria vendosi të ndërmarrë masa  radikale muajin e kaluar , pasi infektimet arritën nivelet më të larta për gjithë periudhën e pandemisë.

Unë ndodhem  këtu sepse jam kundër vaksinimit të detyruar. Unë dua që të respektohen të drejtat e njeriut dhe shkelja e tyre duhet të ndalet,” shprehet një protestues.

Teksa  protestuesit mbanin mbanin pankarta me mesazhe të ndryshme demonstratat në Austri janë  një shenjë  e krizës politike në vend që brenda dy muajsh ka patur tre kancelarë. Rreth 1200 efektivë policie u angazhuan për të siguruar që protesta të zhvillohej pa trazira.

Nën shembullin e Austrisë, edhe vende të tjera kanë ashpërsuar masat anti-Covid. Kjo ka shkarkuar protesta në Barcelonë dhe Spanjë. Gjermanët protestuan kundër vendimit për të izoluar të pavaksinuarve.

Ndërsa në Spanjë mijëra njerëz protestuan kundër pasaportës shëndetësore e nevojshme për të hyrë në bare, restorante, kafene dhe  palestra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments