9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiAsociacioni i bankave të Maqedonisë, kërkesa për kredi ka një rritje të...

Kriza e thëllë ka bërrë që qytetarët shpenzimet e regullta dhe të nevojshme ti mbulojnë edhe me kredi, ndërsa në nivel vjetorë kërkesat po shënojnë rritje.

Vetëm në muajin janar të këtij viti kreditë e përgjithshme të amvistrive janë rritur për 7,4 për qind, ndërsa përshkak mos pasjes së mundësisë tjetër, shumica e qytetarëve vendosin për këtë hapë, thonë nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

“Nuk kamë asnjë kredi, sepse akoma jamë i ri, nuk kamë vendos për këtë hap”.

“Asnjëherë në jetën time nuk kamë marrë kredi, sepse babai më ka thënë ti shtrini këmbët sa ta keni jorganin”.  

“Kamatat janë shumë të larta, dhe i vijë pothuajse dyfishë ta ktheni”

“Nëse bëni shtëpi është në regull të meret kredi, por për pushime është gabim” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

“Nga janari i vitit 2023, kreditë konsumatore arrijnë në 111 milion e 918 mijë denarë dhe në krahasim me dhjetorin 2022 shënojnë rritje vjetore prej 6,5%. Kreditë për banesa arrijnë në 76 milijon e 182 mijë denarë dhe shënojnë rritje vjetore prej 12,6%” – thonë nga Asociacioni i bankave të Maqedonisë.

Sipas Bankës Popullore në muajin janar të këtij viti, kamata mesatare vjetore të kredite të përgjithshme për amvistri ka arritur 5.43 për qind.

“I gjithë komuniteti global i bankës qendrore ka filluar të shtrëngojë politikën monetare si përgjigje të presioneve të inflacionit. Normat e interesit për kreditë me klauzolë valutore ose në valutë të huaj kryesisht varen nga normat e interesit në tregjet evropiane, të cilat natyrisht ndikohen nga politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane” – u shprehën nga Banka Popullore.

Nga 5 qind e 98 mijë e 632 anvistri në vend rreth 560  mijë janë shfrytëzues të kredive, ndërsa 215 milion e 114 mijë denarë është shumë e kredive të përgjithshme të cilat janë miratuar për sektorin e anvistrive vetëm gjatë muajit janarë të këtij viti, thonë të dhënat e Bankës Popullore.  ( TVM2)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments