6.3 C
Tetovo
E diel, 14 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAsnjë hap konkret në terren në drejtim të ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren

Asnjë hap konkret në terren në drejtim të ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren

Asnjë hap konkret në terren në drejtim të ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren, që po premtohet për dy dekada. Me ardhjen e Qeverisë së re, ky projekt u riaktivizua, dhe një vit më parë u premtua se punimet do të nisin së shpejti. Tani, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se në pranverë, do fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës, nga Shipkovica ku duhet të kalojë rruga që lidh Tetovën me Prizrenin.

“Për momentin jemi në fazë kur veçmë është bërë shpallja e projektimit dhe depërtimit të aksit nga kyçja prej rrugës së Kodrës së Diellit deri në dalje të Shipkovicës, apo një bajpass mbi fshatin Shipkovicë. Aktualisht është në fazë tenderimi projektimi dhe presim që brenda një muaji të kemi të përzgjedhur operatorin që do bëj projektimin e rrugës apo bajpasit mbi Shipkoviocë dhe depërtimin e të njëjtës dhe besoj se nga pranvera do i kemi informatat e mjaftueshme se sa do na kushtoj ky bajpas që menjëherë të shpallim fazën e realizimit, me çka diku mbi 50 për qind e segmentit nga Tetova deri në hyrje të tunelit do të jetë e realizuar”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Ashtu sikurse komuna, edhe Qeveria sërish premton. Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, për mediat kishte thënë se po punohet në drejtim të realizimit të projektit.

“Dy milion euro janë të ndara për buxhetin e “Rrugëve shtetërore” për fillimin apo hapjen e tenderit për projektin kryesor. Detyrën projektuese e ka bërë fakulteti i ndërtimtarisë dhe tani presim sepse kemi miratim edhe nga pala Kosovare por ka edhe disa elemente që duhet edhe pak për t’i shqyrtuar”, deklaroi Kaltrina Zekolli, Zv.ministre e Transportit.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, projekti në pjesën e Kosovës, po realizohet me intensitet të shtuar dhe punimet janë afruar tek pika ku duhet të hapet tuneli i cili do të lidhë dy shtetet. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments