1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAsimilimi i shqipes, gjuha amëtare nuk zbatohet as në komunën e Tetovës...

Asimilimi i shqipes, gjuha amëtare nuk zbatohet as në komunën e Tetovës me 80% shqiptarë

Asimilimi i shqipes mbetet një problem shqetësues për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Në komunën e Tetovës më shumë se 80% e popullsisë është shqiptare, por shqiptarët janë të diskriminuar.

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i diskriminuar në vendet e Ballkanit, sepse këtu gjuha shqipe është zyrtare pjesërisht, por në realitet shumë pak institucione e përdorin gjuhën shqipe”, u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Për çfarë e ka fjalën kryetari i komunës, ku flitet thuajse vetëm shqip?

Ligji detyron që çdo komunikim zyrtar të kryhet dygjuhësh dhe në çdo institucion duhet të ketë edhe një shqiptar në zyrat e pritjes së publikut që u përgjigjet atyre. Kjo do të thotë, se nëse një shqiptar shkon pranë një institucioni dhe dëshiron që të flasë shqip apo dokumentet ti plotësojë në shqip, atehërë institucioni është i detyruar t’ia ofrojë këtë mundësi. Por realiteti është krejt ndryshe. Thuajse asnjë institucion, edhe në Tetovën shqipfolëse, nuk i ka dokumentet në shqip.

Le ti shohim me radhë:

Një dokument nga Kadastra, sikurse duket në vëzhgimin e “Inside Story” është i gjithë në maqedonisht. Edhe nëse një qytetar shqiptar, dëshiron ti plotësojë formularët në shqip është e pamundur sepse nuk ka në shqip Ky është një ekzaminim mjekësor i bërë në një spital privat. Siç e shikoni edhe këtu shkruhet vetëm maqedonisht.

Ndërsa kjo është libreza e shëndetësisë. Edhe ky dokument shëndetësor që e ndjek kudo pacientin lëshohet vetëm në gjuhën maqedonase. Nëse do të bësh një abonim për TV apo telefoni edhe këtu kontrata dhe informacioni është vetëm në maqedonisht

Dy dokumente janë kartela shëndetësore të spitalit publik ku sërish nuk njihet gjuha shqipe, por vetëm ajo maqedonase. Ndërsa dy dokumente të tjera janë lëshuar nga noteri. Edhe këtu nuk njihet gjuha shqipe si gjuhë e dokumenteve zyrtare, por vetëm ajo maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.

Nëse një dokument e noterizon në gjuhën shqipe dhe e dërgon në gjykatë, ky institucion nuk ta njeh fare dokumentin në shqip. “Aktualisht jemi duke përkthyer formularët e kadastrës dhe sektorit doganor. Dhe kemi me mijra formularë që sektori i përkthimit dhe i lekturës është duke i përkthyer”, u shpreh Ylber Sela, drejtor i agjencisë së zbatimit të Gjuhës Shqipe.

Klasa politike shqiptare që është prej 20 vitesh në pushtet thotë se gjuha shqipe është e barabartë. Nëse unë shkoj të noterizoj një dokument, noteri edhe pse shqiptar thotë mos e bëj shqip se nuk ma pranon gjykata, në rast se bëj një ankesë në gjykatën e apelit patjetër që duhet ta bëj në maqedonisht se nuk ta pranon gjykata”, Shpëtim Pollozhani, ish i përndjekur politik.

Nëse diku mund të hasim ndonjë përjashtim, qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk bën lëshime kur vjen fjala për institucione të rëndësishme që kanë të bëjnë me kulturën, apo historinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments