6.6 C
Tetovo
E premte, 31 Tetor, 2025
BallinaLajmeASHMAA: Prej sot në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për rrethin e dytë...

ASHMAA: Prej sot në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025

Me ditën e sotme përfundon fushata zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, gjegjësisht nga mesnata fillon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në orën 19:00 më 2 nëntor të vitit 2025. Gjatë heshtjes zgjedhore mediat vazhojnë të raportojnë për zgjedhjet dhe për rrjedhën e votimit, por nuk guxon të emetohet asnjë nga format e prezantimit mediatik zgjedhor, bëhet e ditur në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. 

Nga ASHMAA theksojnë se gjatë raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet me ose përfshin pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është hapur ose fshehurazi në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, përfaqësuesve të partive politike dhe mbajtësve të funksioneve në organet e pushtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments