4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH: Vasaliteti i partive shqiptare në Qeveri inkurajoi gjykatësit të shfuqizojnë Balansuesin

ASH: Vasaliteti i partive shqiptare në Qeveri inkurajoi gjykatësit të shfuqizojnë Balansuesin

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas vendimit të gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e ballanserit duke e cilësuar këtë vendim si pasoj e vasaliteti i partive shqiptare në Qeveri inkurajoi gjykatësit të shfuqizojnë Balansuesin,

Vasaliteti i partive shqiptare në Qeveri inkurajoi gjykatësit të shfuqizojnë Balansuesin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Balansuesit është vetëm konfirmim i politikave antishqiptare të Qeverisë jolegjitime. Ky vendim dëshmon poashtu edhe dorëzimin dhe servilizmin e partive shqiptare në Qeveri karshi VMRO, ZNAM dhe Stoilkoviçit të cilët që në ditët e para të Qeverisë filluan me implementimin e projektit për deshqiptarizimin e shtetit.

Nënshtrimi i vasalëve në këtë Qeveri ka tejkaluar edhe pritshmëritë e padronëve të tyre. Masa e përkohshme e sjellur javë më parë ishte vetëm një matje e pulsit, nëse do të ketë reagim dhe pasoja nga partnerët shqiptarë në Qeveri. Por, sjellja e papërgjegjëshme dhe shpesh herë edhe arsyetimi i vendimit, nga ana e përfaqësuesve të VLEN, rehatoi të gjithë faktorët e interesuar për shfuqizimin e Balansuesit.

– Aleanca për Shqiptarët –

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments