11.5 C
Tetovo
E martë, 21 Tetor, 2025
BallinaLajmeASh thotë se pa VMRO-në, VLEN-i s’do t’ekzistonte në politikë

ASh thotë se pa VMRO-në, VLEN-i s’do t’ekzistonte në politikë

Komunikata e plotë e ASH-së

Deklaratat e fundit të VLEN janë shprehje dëshpërimi dhe përpjekje për të fshehur dështimin e tyre të thellë në zgjedhje. Qytetarët ua kthyen shpinën për manovra politike, për mungesën e vizionit, sinqeritetit dhe lidhjet e tyre të hapura me struktura që kanë vepruar kundër interesave shqiptare.

VLEN në këto zgjedhje u dëshmua se nuk ka mbështetjen e shqiptarëve. Me votat e VMRO-së ndoshta shpëtuan diku, por moralisht janë rrëzuar. Pa VMRO-në, VLEN nuk do të ekzistonte më në skenën politike.

Bojkoti i censuseve në Gostivar e Vrapçisht ishte thikë pas shpine për kandidatët e tyre – që u përdorën si kurbanë. Arben Taravari fitoi bindshëm sepse qytetarët zgjodhën dinjitetin dhe jo pazaret politike në dëm të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët, së bashku me partnerët, mori mbi 23 mijë vota më shumë se VLEN – një verdikt i qartë i sovranit.

Në vend që të shpikin justifikime, VLEN duhet të reflektojë: pse humbën terren, pse mbetën pa njerëz, dhe pse askush nuk u beson më.

Shihemi në raundin e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments