12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH: Teuta Arifi u jep rroga nga Komuna 300 militantëve të partisë...

ASH: Teuta Arifi u jep rroga nga Komuna 300 militantëve të partisë që nuk shkojnë në punë ,linku i listës më poshtë(Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka akuzuar kryetaren aktuale të Tetovës, Teuta Arifi, për keqpërdorimin e Buxhetit të Komunës, “për tu dhënë rroga mbi 300 militantëve partiak dhe familjarëve të saj”.

Më poshtë mund të lexoni tekstin e plotë të konferencës për media.

Sot para jush shpalosim mashtrimin dhe malverzimin e madh te rradhes te kryetares aktuale te Komunes se Tetoves Teuta Arifi.

Ne njeren nga emisionet debative kryetarja aktuale Teuta Arifi para opinionit deklaroi qe numri i te punesuarve ne Komunen e Tetoves eshte 360. Duke dashur t’ju informojme sakte dhe pa rrena dhe mashtrime ju njoftojme qe pervec ketyre 360 te punesuarve ne Komunen e Tetoves, Teuta Arifi vetem ne Komune ka te punesuar mbi 300 persona me kontrata ne veper per te cilet cdo vjet nga buxheti komunal, te cilin e mbushim ne, taksapaguesit e Tetoves, harxhohen mbi 900.000 Euro!!! Dmth gjate 8 vjet qeverisje Teuta Arifi vetem per kontratat ne veper ka harxhuar mbi 7 milion euro, para te taksapaguesve tetovare!!!

Sikur keta para te harxhoheshin aty ku duhet e jo per njerez qe jane militante partiake, familjare te Teuta Arifit dhe te anetareve te kabinetit te saj, sot nga keta para do te ishin ndertuar disa çerdhe per femije, rruge, kende lojerash per femije, parqe e te ngjashme.

Por te shkojme me radhe:

Ne listen qe eshte publike, e qe mund ta merrni nga web faqja https://open.finance.gov.mk

https://eu.docworkspace.com/d/sINCSjqeLAYrIj4sG

do te shihni se si, vite me radhe, Teuta Arifi u ka dhene dha vazhdon t’u jape rroge militanteve partiake, te afermeve te saj dhe te kabinetit te saj te cilet asnjehere nuk kane punuar dhe nuk punojne ne komune, madje disa nga ta as nuk gjinden ne Tetove por jetojne dhe punojne jashte Republikes se Maqedonise Veriore.

Me poshte do t’ju japim disa emra ku qarte shihen kriminaliteti dhe malverzimet e Teuta Arifit me buxhetin e Komunes se Tetoves dhe keeqperdorimin e parave publike te taksapaguesve tetovare:

– Albona Megjani Sinani, bashkeshorte e BetimSinanit kusheririt te Teuta Arifit me kontrate ne komune, merr rroge 15.000 denar ne muaj, jeton dhe punon ne Gjermani
– Rygjyl Sulejmani, bashkeshorte e Vahid Sulejmanit – shefit te financave ne komunen e Tetoves, djali i dajes Teuta Arifit, asnjehere ska punuar ne komune, merr rroge 30.000 denare ne muaj
– Arlind Zeqiri, ish minister dhe funksionar i BDI-se, merr rroge cdo muaj nga 17.000 denare, asnjehere ska punuar ne komune;
– Rudina Fazliu, motra e Armend Fazliut, aktivist dhe militant I BDI-se, i punesuar ne kabinetin e Teuta Arifit, cdo muaj merr nga komuna nga 15.000 denare edhe pse punon ne kompanine Ecolog
– Hidije Ceka, gruaje e ish drejtorit te Ndermarjes Publike Komunale Xhelal Ceka, cdo muaj merr rroge nga komuna 25.000 denare, pa punuar asnjehere ne komune
– Valmir Alili, bashkeshort i Vjollca Alilit, e punesuar ne kabinetin e Teuta Arifit, cdo muaj merr nga 15.000 denare, edhe pse nuk punon ne komune por ka kompani private
– Genti Ismaili, vellaui i Ardi i Ismailit, aktivist dhe militant i BDI-se I punesuar ne kabinetin e Teuta Arifit, cdo muaj merr rroge nga komuna 30.000 denare, pa punuar asnjehere ne komune
– Jeton Pustina, i punesuar ne disa institucione, cdo muaj merr nga 20.000 denare para nga buxheti i komunes per te bere aktivitet politik dhe partiak ne tubimet e Teuta Arifit dhe te BDI-se.

Ka edhe shume persona tjere qe marrin rroge nga Komuna e Tetoves e qe gjinden ne kete liste mirepo ne interes tekohes ne ju shpalosem vetem disa nga ata.

Edhe njehere potencojme qe lista eshte publike dhe mund te merret nga web faqja https://open.finance.gov.mk

Lista te ngjashme, me te punesuar me kontrata ka edhe ne Ndermarjen Publike Komunale ku gjithashtu ka shume te aferm te Teuta Arifit dhe bashkeshortit te saj por edhe te aferm te funksionareve tjere te BDI-se qe marrin rroge me vite por qe asnjehere nuk kane shkuar ne pune. Eshte shume shqetesuese se keta te punesar fiktive me kontrata marrin shuma te majme te mjeteve, kurse te punesuarve ju vonohen rrogat dhe nuk ju paguhen kontributet shendetesore dhe pensionale.

Per te gjithe keto malverzime dhe keqperdorime te Teuta Arifit, Aleanca per Shqiptaret do te njoftoje institucionet kopetente shteterore sic jane Prokuroria Themelore, Komisioni per antikorupcion, Enti shteteror per revizion, Policia Finansiare si dhe institucionet nderkombetare dhe Ambasadat e shteteve Europiane dhe Ambasaden e SHBA-ve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments