7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH: Të dënohet publikimi i Ambasadës së Rusisë, shkelet Kushtetuta dhe nxiten...

ASH: Të dënohet publikimi i Ambasadës së Rusisë, shkelet Kushtetuta dhe nxiten reagime

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me postimin e Ambasadës ruse në Shkup në rrjetin social “Twitter”. Nga ASH thonë se është shkelur rëndë Kushtetuta e vendit e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur dhe sovran.

“Maqedonia e Veriut gjithashtu është e rreshtuar qartë përkrah Perëndimit në dënimin e agresionit rus ndaj Kievit dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës. Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Jashtme që të thërret ambasadorin rus për shpjegime dhe për të protestuar ndaj intervenimeve të tilla brutale nga ana e Rusisë”.

“Maqedonia e Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë ndikime të tilla malinje nga një ambasadë e akredituar në Shkup. Heshtje ndaj provokimeve të këtilla mund të kuptohet si legjitimim i zgjerimit të agjendës ruse në Ballkan, e cila bashkë me politikën luftënxitëse të Serbisë karshi Republikës së Kosovës, janë rrezikim direkt i paqes dhe sigurisë në rajon si dhe sabotim i i perspektivës evropiane të Ballkanit perëndimor”, thuhet në reagimin e ASH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments