25.7 C
Tetovo
E enjte, 14 Gusht, 2025
BallinaLajmeASh, Taravari: Raporti i DASH konfirmon alarmet tona për lirinë e medias...

ASh, Taravari: Raporti i DASH konfirmon alarmet tona për lirinë e medias në Maqedoninë e Veriut

ASh, krahu i Arben Taravarit, ka shprehur shqetësimin e thellë për gjetjet e Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024, i cili ekspozon kufizimet serioze të lirisë së shprehjes dhe medias në vendin tonë.

“Raporti konstaton se, pavarësisht garancive kushtetuese, liria e shprehjes është minuar nga paditë kundër gazetarëve, presioni i tepërt mbi ata që hetojnë korrupsionin, sjellja e papërshtatshme e zyrtarëve publikë, dezinformimi dhe vetëcensura. Veçanërisht shqetësues janë të dhënat për dhunë dhe kërcënime ndaj gazetarëve, si dhe rritja e ngacmimeve dhe dhunës ndaj gazetareve femra.

Raporti dëshmon edhe një herë se vendimi i Aleancës për Shqiptarët për të braktisur këtë qeveri ka qenë parimor, i drejtë dhe plotësisht në përputhje me vërejtjet e faktorit ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, Aleanca për Shqiptarët e konsideron si hap prapa ndryshimet e miratuara në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio-Audiovizuale, që mundësojnë financimin e reklamave të qeverisë te transmetuesit komercialë nën justifikimin e “interesit të lartë publik”. Shoqatat e pavarura të medias me të drejtë e kanë cilësuar këtë si rikthim në praktikat e korrupsionit dhe klientelizmit”, thuhet në reagimin e ASh-së.

Nga atje kërkojnë që ndërpriten menjëherë praktikat ligjore dhe politike që cënojnë pavarësinë e medias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments