27.5 C
Tetovo
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
BallinaLajmeASH -Taravari e akuzoi .Ministri i shëndetësisë Azir Aliu: Faktet mbi punësimet...

ASH -Taravari e akuzoi .Ministri i shëndetësisë Azir Aliu: Faktet mbi punësimet në Spitalin Klinik të Tetovës – ndaloni përhapjen e dezinformatave

Dy lajme aktive që qarkullojnë

  1. ASH-Taravari https://shenja.tv/video-ash-e-taravarit-thote-se-ministri-aliu-i-genjeu-infermieret-e-tetoves/
  2. ==================================================

lajmi 2

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka reaguar ndaj lajmeve të pavërteta që po qarkullojnë në opinion lidhur me procesin e punësimeve në Spitalin Klinik të Tetovës, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe të dëmshme për publikun.Aliu theksoi se të gjithë të punësuarit aktualisht kanë kontrata pune të vlefshme me kohë të caktuar deri më 31 dhjetor 2025. Ai gjithashtu bëri të ditur se është siguruar pëlqimi nga Ministria e Financave për këto punësime, duke hedhur poshtë pretendimet se Ministria ka marrë përgjigje negative nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Sipas tij, konkurset për punësim janë shpallur dhe testimet e kandidatëve janë zhvilluar më 7 gusht 2025, e jo “para 10 ditësh” siç është raportuar në mënyrë sensacionaliste.

“Procedura e punësimeve është pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe menjëherë pas përfundimit të tyre procesi do të përmbyllet, duke u dorëzuar vendimet për të gjithë,” tha Aliu.

Ai apeloi që të ndalen shpërndarjet e informacioneve të pavërteta, pasi ato po shkaktojnë panik dhe shqetësim te punonjësit e spitalit, të cilët çdo ditë e natë kujdesen për shëndetin e qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments