6.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Mars, 2026
BallinaLajmeASh: Skandal institucional, anulohet konkursi për administratë në Spitalin e Tetovës

ASh: Skandal institucional, anulohet konkursi për administratë në Spitalin e Tetovës

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për anulimin e konkursit për 25 vende pune në administratën e Spitalit Klinik të Tetovës. Heshtje në Ministrinë e Administratës, raporton Portalb.mk.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se konkursi është anuluar pa sqarim të qartë ndërsa ky veprim dëshmon mungesë transparence dhe serioziteti në menaxhimin e punësimeve publike, duke cenuar besimin e qytetarëve.

“Kërkojmë përgjegjësi dhe sqarim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse. Punësimet duhet të bazohen në meritë dhe transparencë, jo në vendime të paqarta”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Portalb.mk kërkoi sqarime nga Ministria e Administratës Publike për anulimin e këtij konkursi, por deri në publikimin e këtij teksti nuk morëm përgjigje.

Spitali Klinik i Tetovës më 13.02.2026 e shpalli konkursin për punësimin e 25 nëpunësve shtetërorë në administratë.

Kujtojmë se konkursi tjetër për punësimin e 155 personave si staf mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës vijon të jetë i hapur pasi ka pasur ankesa në shkallën e dytë.

  • Kujtojmë se edhe konkursi paraprak në Spitalin e Tetovës u përcoll më shumë bujë, protesta dhe ankesa. Fillimisht konkursi u zvarrit për disa muaj, ndërsa më pas nuk u pranuan të gjithë të punësuarit me kontrata në vepër ashtu siç u premtua.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments