4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH: Shkelja e orës policore, organet të veprojnë njëjtë si në Hasanbeg...

ASH: Shkelja e orës policore, organet të veprojnë njëjtë si në Hasanbeg edhe me Kishën Ortodoske

Me rastin e festës së Pashkëve urojmë çdo besimtar ortodoks që sot feston me shpresë që paqja dhe harmonia të jetë prezent në çdo familje. Megjithatë, festimi i kësaj feste nuk duhet të përbëjë rrezik potencial për shpërndarje të virusit Covid 19 dhe për këtë gjë qeveria duhej të ndërmerrte masa paraprake. Kuptojmë dëshirën e gjithsecilit që të ushtrojë fenë ashtu siç vetë dëshiron, por kur bëhet fjalë për shëndet publik na takon të gjithëve që të sakrifikojmë nga dëshirat tona për hir të të mirës së përgjithshme.

Mbrëmë qindra krishterë ortodoks janë mbledhur në Kishën Bigorski, me rastin e festës së Pashkëve, duke mos e respektuar orën policore, rekomandimet dhe masat për parandalimin e virusit. Ky rast përbën skandal, duke i thyer të gjitha masat të cilët kanë të bëjnë edhe me ndalesën e lëvizjes gjatë festave të Pashkëve njëkohësisht duke e cenuar shëndetin publik të qytetarëve. Besimtarët ortodoks përveç se nuk kanë respektuar orën policore , të njëjtët as nuk e kanë ruajtur distancën sociale dhe nuk kanë mbajtur maska dhe doreza, me ç’rast mund të jenë burim i infeksionit masiv për përhapjen e Covid 19 .

Kërkojmë urgjentisht që organet kompetente, policia dhe prokuroria ta hetojnë rastin dhe të ndërmarrin masa sipas procedurave penale, për organizatorët dhe pjesëmarrësit. Është e papranueshme për ne si subjekt politik, që edhe në këto momente të përdoren standarde të dyfishta nga pushteti, kur para ca ditëve policia kishte ftuar në bisedë informative dhjetëra banor të lagjes Hasanbeg të cilët kishin protestuar gjatë orës policore dhe të njëjtët rrezikohen me padi penale , ndërsa mbrëmë ka lejuar, ose nuk ka parandaluar të mblidhen qindra besimtar ortodoks në ceremoninë që mbahet me rastin e Pashkëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments