19.1 C
Tetovo
E hënë, 8 Shtator, 2025
BallinaLajmeASH-Sela për keqpërdorimin e administratës: Prokuroria ta ndjek penalisht ministrin Durmishi (FOTO)

ASH-Sela për keqpërdorimin e administratës: Prokuroria ta ndjek penalisht ministrin Durmishi (FOTO)

Humbja i ka tërbuar, kërcënimet i kanë shqelmat e fundit, kot e kanë! Kështi ASH-Sela ka komentuar sms-porositë e ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, drejtuar punonjësve të Komunës së Tetovës që, të poatojnë dhe konentojnë me tone pozitive fotot dhe aktivitetet e kandidatit të VLEN-it në Tetovë, Bilall Kasami.

“Humbja e rejtingut dhe humbja e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit ka shkaktuar tërbim dhe humbje kontrolli në radhët e koalicionit VLEN. Në këtë linjë janë edhe kërcënimet dhe shantazhet e ministrit Besar Durmishi, i cili urdhëron administratën e tij dhe administratën e komunës që ti shërbejnë fushatës së tyre partiake. Shumë të respektuar nënpunës shtetëror e komunal, nuk keni nevojë as të shqetësoheni e jo më të frikësoheni. Këto janë shqelmat e fundit dhe pa fuqi të një pushteti pa legjitimitet që në mungesë të sukseseve tentojnë të ju frikësojnë”, thuhet në reagimin e ASH-Sela, ndërsa sigurojnë se askush – as tani e aq më pak nesër, nuk do të mund të ju dëmtojë në asnjë mënyrë, përkundrazi tani e tutje do të jeni edhe më të mbrojtur dhe sigurtë.

“Ata që do të tentojnë dhe tanimë kanë tentuar të bëjnë një gjë të tillë do të mbajnë prëgjegjësi dhe do të japin llogari. Ftojmë organet e drejtësisë dhe veçanërisht Prokurorinë Publike që të fillojë ndjekjen penale të ministrit Besar Durmishi, i cili haptas keqpërdor pozicionin shtetëror për të frikësuar e krëcënuar të punësuarit. Ky skandal duhet të jetë i pafalshëm nëse duam të kemi zgjedhje të lira fer dhe demokratike”, thuhet në reagimin e ASH-Sela.

Ndryshe, shefi i shtabit të VLEN-it për Tetovë, Besar Durmishi, i ka qortuar të gjithë punonjësit e Bilall Kasamit se nuk shpërndajnë foto me kryetarin Kasami. Këto biseda janë bërë në grupet e Viber-it dhe WhatsApp-it.

“Krejt forumi rinor shpërndajnë tekste me foto me kryetarin, vetëm të komunës, dhe kabineti nuk janë askund”, shkruan nm sms-porosi Durmishi, të publikuar sot nga mediat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments