Kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarë ndaj ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani duke e akuzuar se po rahaton me punësime familjarët e tij.
“Nepotizmi dhe partizimi i institucioneve shtetërore dhe publike është agjenda kryesore e funksionarëve të koalicionit VLEN. Që në muajt e parë të marjes së posteve, ata janë angazhuar që të rahatojnë familjarët e tyre të afërt.
Ministri i Politikës Sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, nga Lëvizja Besa, pjesë e koalicionit VLEN, prioritet ka pasur sistematizimin e familjarëve të tij në ndërmarjet shtetërore energjetike. Tre prej tyre i ka punësuar në dy ndërmarjet më të fuqishme në vend, MEPSO dhe ESM. Në ndërmarjen MEPSO, Limani i ka punësuar vëllaun, Dashmir Limani dhe vajzën, Besa Limani, ndërsa në ESM e ka punësuar dhëndrin e tij, Mërgim Dani. Kujtojmë se paraprakisht Limani, edhe pas marjes së postit kishte mbajtur vëllaun e tij si drejtor të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë dhe e shkarkoi atë vetëm pas denoncimit publik.
Këto veprime të funksionarëve të VLEN-it tregojnë qartë arsyet e heshtjes së tyre ndaj veprimeve antishqiptare të Qeverisë, ndaj heqjes së përkatësisë etnike dhe largimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe vendet e tyte të punës” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.