11.8 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeASH-Sela i reagon Garip Kabës: VLEN pranon uljen e përqindjes së shqiptarëve nga...

ASH-Sela i reagon Garip Kabës: VLEN pranon uljen e përqindjes së shqiptarëve nga 30 në 25 për qind

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, i kanë reaguar zv/drejtorit të Drejtorisë së Doganave, Garip Kaba, i cili në Daily Click në TV21 tha se në punësimet e reja që do të bëhen në këtë institucion, shqiptarët do të përfaqësohen me mbi 25 për qind.“Zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba, konfirmoi se koalicioni i pesë partive Vlen, ka pranuar vendimin e ministrit të ZNAM-it për uljen e përqindjes së shqiptarëve dhe përfaqësimit në administratë, nga 30 në 25%. Në një intervistë televizive, Kaba pranoi se angazhimi i tyre mbetet që të arrihet përfaqësimi deri në 25% duke pranuar kështu vendimin e partnerëve të tyre për të fshirë diasporën shqiptare nga numri i popullsisë dhe e drejta e përfaqësimit. Me këtë veprim, koalicioni Vlen pranon që të mohohen 172.492 shqiptarë nga çdo e drejtë që garantohet me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi. Kjo është deklarata e parë që konfirmon dorëzimin e partive shqiptarë në Qeveri, pas disa tentativave për të manipuluar opinionin lidhur me vendimin e miratuar në Qeveri për llogaritjen vetëm të popullatës rezidente dhe fshierjen e asaj jorezidente me çka shqiptarët humbin shumë të drejta si në përfaqësim adekuat, financa publike, investime kapitale, numër të këshilltarëve dhe të drejta të tjera”, thonë nga ASH-Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments