16.8 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmeASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e...

ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të perbuzur si zakonisht!

Qeveria VMRO-ZNAM dhe VLEN vazhdon me diferencimin dhe segregimin etnik ndaj shqiptarëve.Sot Kryeministri i RMV z.Hristijan Mickovski bashke me Ministrin e Sportit Borko Ristovski, kanë ndarë dhjetra mirënjohje për sportistet e dalluar ku në mesin e tyre asnjë mirënjohje për sportistë shqiptar.

Ky vendim i ministrisë se sporit bashkë me Qeverinë nxjer në pah edhe njëherë aroganncën dhe albanofobinë edhe ndaj sportistëve  shqiptar    duke diskriminuar mbi bazë etnike shumë sportist shqiptar që sportin vendas e kanë ngritur në piadestal.

Rikujtojmë opinionin vendas por edhe Ministrin e Sportit Ristovski por edhe Kryeministrin Mickovskin, se shumë sportistë shqiptar, Maqedoninë e kanë bërë të njohur në arenën ndërkombëtare të sportit, sidomos me sportistët e dalluar që fituan medalje në lorjat Olimpike dhe kampionatet evropiane e botërore sic janë mundësit që shkëlqyen duke u stolisur me shumë medalje Shaban Sejdiu, Shaban Terstena, etj.

Gjithashtu edhe shume sportisë shqiptar u dalluan në shumë sporte tjera në boks, , karate, skijim, volejboll etj.

Vlen të përmenden emrat e futbollistëve shqiptar , antar të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut që gjithashtu shkëlqyen me garat vendore dhe ndërkombëtare.

A nuk mjafton kjo mospërfillje edhe në fushën e sportit si dëshmi për segregacion etnik?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments