10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH refuzon ofertën e opozitës shqiptare?!

ASH refuzon ofertën e opozitës shqiptare?!

Aleanca për Shqiptarët ka refuzuar ftesën e treshes opozitare shqiptare, Lëvizjes Demokratike, Lëvizjes Besa e Alternativës për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme për t’u bashkuar kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo është thënë edhe në brifingun e mbrëmshëm me gazetarët që është mbajtur nga përfaqësuesit e ASH-së, ministrat Fatmir Mexhiti, Krenar Lloga e Azir Aliu.

Parafrazim i ministrit Lloga nga brifingu me gazetarë:

E pabazë është të flitet për ofertë të tillë kur nuk ka datë konkrete për zgjedhjet. Deri atëherë, agjenda e partive më të vogla nuk na intereson, në zgjedhje shkojmë të vetëm. Le të shkojnë të vetëm në dasëm. Nuk mund të shpresojnë në politikat e të tjerëve në fushatë parazgjedhore”.

Kjo përgjigje vjen pas ftesës së Izet Mexhitit nga Lëvizja Demokratike ndaj Aleancës për Shqiptarët, i cili tha se kjo parti ka qëndrime shumë të afërta me opozitën.


“…edhe në qëndrimet që i pati në intervistën e fundit, pra i ka opozitare dhe mendoj që është momenti për ta bërë hapin, për të bërë një opozitë të fuqishme, një kauzë të fuqishme dhe për ta kthyer shpresën te rinia”, tha Izet Mexhiti, kryetar i LD-së.

Kësaj oferte negativisht iu përgjigjën së fundmi edhe anëtarët tjerë të kryesisë së ASH-së. Ish kryetari i partisë Ziadin Sela gjithashtu tha që Aleanca për Shqiptarët është parti autonome dhe në zgjedhje do të dalë e vetme. Kësaj teme madje ia vendosi dhe pikën.

Është temë që po e stisin siç duket të tjerët. Aleanca për Shqiptarët është parti autonome dhe në zgjedhje do të shkojë vetë. Pikë”, theksoi Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit Qendror të ASH-së.

Nga ana tjetër sa i përket zgjedhjeve, nga Aleanca për Shqiptarët ende nuk kanë qëndrim nëse më mirë është të shkohet në zgjedhje të përbashkëta apo ndaras.  Gjithashtu ende nuk kanë vendosur nëse do të dalin me kandidat të tyre për President.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments