8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH reagon ndaj rritjes prej 15-30 % të çmimit për operacionet kardiovaskulare

ASH reagon ndaj rritjes prej 15-30 % të çmimit për operacionet kardiovaskulare

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj rritjes për 15-30% të çmimit për operacionet kardiovaskulare, rritje kjo që, sipas ASh-së, është bërë në një marrëveshje në 4 sy, duke e arsyetuar si pasojë e “inflacionit kumulativ”, pra të ndikuar nga rritja e çmimeve të materialeve harxhuese të intervenimeve kardiokirurgjike në nivel botëror.“Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, por rritja e këtyre çmimeve dy herë brenda një viti na bën të dyshojmë për skandal të radhës, duke vlerësuar ngrirjen e çmimeve të intervenimeve tjera me dekada si dhe ndarja e mjeteve të majme për këto intervenime nga ana e Fondit drejt xhirove të spitaleve private “Axhibadem” (6.5 milion euro) dhe “Zhan Mitrev” (9.1 milion euro) për vitin 2018. Po ashtu duhet vlerësuar se çmimi i këtyre intervenimeve ka arritur nivelin e njëjtë ose i ka kaluar ato të spitaleve në regjion, si Bullgari, Serbi, Turqi etj., ku standardi i jetesës ka dallim të madh me atë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Nga partia e Selës kërkojnë që urgjentisht me këtë skandal të merret prokuroria, pse jo edhe “fshesa” e Zaevit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të sqarojë opinionin deri ku është projekti i  kardiokirurgjisë shtetërore dhe pse derdhen kaq mjete nëpër spitale private dhe nuk investohet në kuadër dhe infrastrukturën e kardiokirurgjisë shtetërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments