1.8 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeASH: Qytetarëve u duhet ndihmë urgjente, shkurtoni lukset dhe merrni propozimet tona

ASH: Qytetarëve u duhet ndihmë urgjente, shkurtoni lukset dhe merrni propozimet tona

Departamenti për Ekonomi nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), ka reaguar në lidhje me situatën e fundit të krizës ekonomike të krijuar në Maqedoninë e Veriut përcjell in7

Nga ASH, kanë deklaruar se qytetarëve u duhet ndihmë urgjente dhe Qeveria duhet të ndalet më me defile.

“Qytetarëve u duhet ndihmë urgjente, mjaft më me defile. Uluni dhe mendoheni! Nëse nuk e bëni, merrni propozimet tona të gatshme i keni.

Çdo muaj rëndohet edhe më shumë buxheti familjar. Me të njëjtën sasi parash blehen gjithnjë e më pak produkte dhe kryhen shërbimet.

Në prill, inflacioni që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të konsumit te gjerë, u rrit me 11.1% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është një tjetër rekord i zi, pas atij të marsit të po këtij viti (të dhëna të publikuara nga enti statistikor i RMV ). Ky shtrenjtim shihet e ndjehet se ka goditur më shumë familjet me të ardhura të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments