Nëse marrim ofertë për të hyrë në koalicionin qeveritar, do ta shqyrtojmë. këtë qëndrim e kumtoi u.d. kryetar i partisë politike Aleanca për shqiptarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për mundësinë e hyrjes së SHA-së në pushtetin ekzekutiv dhe nën cilat kushte do të pranonin.
“Tani për tani nuk kemi biseduar për atë, tani jemi të fokusuar në riorganizimin e partisë. Kryesisht jemi në terren dhe bisedojmë, i dëgjojmë aktivistët dhe simpatizuesit. Nuk kemi biseduar për kushtet për hyrje apo dalje. Nuk kemi qenë në Qeveri, kështu që as nuk kemi menduar. Por, do të shohim, do të hulumtojmë nëse do të ketë ofertë të tillë. Deri më tani nuk kemi marrë ofertë të tillë”, tha Taravari.
Taravari me kërkesë të gazetarëve foli edhe për ngjarjet e fundit në BDI, duke përmendur se nuk dëshiron të komentojë ngjarje në parti të tjera politike, por vlerësoi se ka filluar shkatërrimi i BDI-së dhe se kjo, siç tha, do të ndodhë së shpejti.