22.4 C
Tetovo
E premte, 22 Gusht, 2025
BallinaLajmeASH për uljen e numrit të këshilltarëve: Vendimin e KSHZ-së do ta...

ASH për uljen e numrit të këshilltarëve: Vendimin e KSHZ-së do ta ankimojmë në Gjykatë Kushtetuese

Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve në shumë komuna, është ANTIKUSHTETUES. Ftojmë fillimisht Gjykatën Administrative që ti përgjigjet pozitivisht ankesës së anëtares së KSHZ-së dhe të hedh poshtë vendimin e sjellë sot që është në kundërshtim të hapur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Kështu thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa kujtojnë opinionin se as ndryshimet ligjore të propozuara nga shumica aktuale e që kishin për qëllim uljen e numrit të këshilltarëve komunal NUK KALUAN në Kuvend.

“Përveç kësaj, grupi parlamentar i Frontit Europian ju drejtua me shkresë Gjykatës Kushtetuese ku në përgjigjen e tyre të cilën po e publikojmë këtu, përsëritet se vendimi i Qeverisë është i shfuqizuar dhe NUK KA FUQI JURIDKE për të gjitha vendimet në të ardhmen. Në kundërshtim me këtë vendim, KSHZ ka bërë pikërisht të kundërtën, ka marë për bazë vendimin e Qeverisë i cili është shfuqizuar dhe ndalohet të përdoret si bazë për vendimet në të ardhmen. Çdo tentim për të mbajtur zgjedhjet sipas një vendimi ANTIKUSHTETUES të Qeverisë dhe tani edhe të KSHZ-së, rrezikon procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale, ndërsa do të ketë edhe pasoja penale për anëtarët e KSHZ dhe të gjitha subjektet që do të tentojnë të shkelin Kushtetutën dhe të organizojnë zgjedhje ANTIKUSHTETUESE”, thonë në Aleancën për Shqiptarët.

Ndryshe, me 5 vota “për” dhe 1 “kundër”, sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Udhëzimin për plotësimin e formularit të listave për kandidatët për anëtarë të këshillave të komunave dhe të Qytetit të Shkupit.

Kundër këtij udhëzimi ishte Ditmire Shehu, anëtare nga radhët e BDI-së, e cila konsideron se nuk mund të miratohet mbi bazën e një vendimi të Qeverisë ku merren parasysh vetëm banorët rezidentë, e jo të diasporës, për çka zvogëlohet numri i këshilltarëve në 14 komuna. Shehu njoftoi se do ta kontestojë këtë udhëzim para Gjykatës Administrative..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments