FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Deklarata e plotë e ASH:
Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, ju faleminderit për prezencën tuaj!
Jemi këtu në cilësin e Degës së Alenacës për Shqiptarët në Kërçovë, për të ndalur, “gjenocidin ekologjik”, që në thelb ka helmimin, gjegjësisht dëmtimin e shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane që ua ushtron në vazhdimësi Termocentrali i Osllomesë dhe paaftësia e pushtetit lokal për të menaxhuar me hedhurinat.
Janë këto dy faktorët e rrezikut që prodhohen nga pushteti qendror e që mbështeten fuqishëm edhe nga pushteti lokal, për përfitimet tani më të ditura klanore të tyre dhe partisë së tyre, në dëm të shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane për pasoj edhe jetet e tyre. Pikërisht këtu është edhe ky shqetësimi jonë si Aleancë për Shqiptarët.