12 punësime të reja me kontratë thuhet janë bërë në HEC Mavrovë në Vërtok – dhe të gjithë të punësuarit janë maqedonas.
Edhe në mes të Gostivarit, apo në mjedise me shumicë shqiptare, shihet qartë se VMRO-DPMNE nuk e llogarit aspak VLEN-in, duke e lënë edhe këtë herë me zero punësime për shqiptarët. Kjo ndodh pavarësisht paralajmërimeve të tyre se deri në zgjedhje do të punësoheshin fillimisht 2000, pastaj 2500, e më vonë 3000 shqiptarë.
Me busull të humbur dhe duke shtyrë krahët për ndonjë kërcik posti, VLEN po vazhdon të qëndrojë si dekor në Qeveri.
Se paralajmërimet për punësime të shqiptarëve janë farsë, dëshmia më e mirë ishte kur kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për këtë çështje disa ditë më parë në Tetovë, u ndërpre me ngut nga Bilall Kasami, duke shmangur çdo përgjigje konkrete