Aleanca për Shqiptarët ka dalë me një njoftim për media ku ka kërkuar nga kuvendarët të mos bien pre e dezinfotmatave dhe sms porosive që janë dërguar gjatë ditës së djeshme për gjoja mbajtjen e një kuvendi në Kumanovë duke kujtuar se kuvendi mbahet të shtunën ashtu siç janë njoftuar dje nga ana e kryetarit të kuvendit dhe sekretarit organizativ, shkruan Top24
Të nderuar anëtarë të Aleancës për Shqiptarët,
Të nderuara media,
Përgjatë ditës së djeshme një pjesë e kuvendarëve kanë marrë porosi për TUBIM në qytetin e Kumanovës dhe më pas për TAKIM me z.Taravari. Ajo që duam t’ju bëjmë me dije është që askush nuk duhet të bëhet pre e dezinformatave se mbahet Kuvendi i Partisë, sepse siç do të konkludoni vet edhe nga ftesa, bëhet fjalë për tubim dhe takim. Kuvendi i Partisë konform statutit të partisë është caktuar për të shtunën në resort Bushi ora 13.00.