ASH krahu i Ziadin Selës përmes një reagimi për media ka këruar nga kryetari parlamentit Afrim Gashi që të dëgjoj veten dhe deklaratat e tij kur ishte në opozitë.
Afrim Gashi sot ta dëgjojë Afrim Gashin në opozitë: “Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, kjo shumicë nuk ka vullnet dhe kapacitet për debllokimin e integrimeve”
Afrim Gashi porosit Afrim Gashin:
– Informacionet tona janë se shumica parlamentare dëshiron ta zvarrit këtë proces, nuk dëshiron ta hedh në votim nevojën për ndryshime kushtetuese.
– Nëse nuk votohet, nëse nuk ka numra, atëherë e mira e së mirës është që të shkoj në zgjedhje dhe ta konstatojmë që kjo përbërje e Parlamentit nuk e ka vullnetin dhe nuk i ka numrat dhe sa më shpejtë të prodhojmë një përbërje të re të parlamentit me shpresë…
-Nëse nuk ka shumicë të mjaftueshme për të votuar fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese, bëjmë thirje që të votojmë për shpërbërje të Parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që të kërkohet një përbërje tjetër parlamentare që do të ketë kapacitet dhe vullnet politik që ti shtyjë proceset integruese drejt Bashkimit Europian.
– Të mos fshihet pas arsyetimeve…