0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH kërcënon me bllokim të Kuvendit nëse nuk ndryshon qasja e ASK-së...

ASH kërcënon me bllokim të Kuvendit nëse nuk ndryshon qasja e ASK-së për personat pa nënshtetësi

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët dyshon se Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) kërkesat për shtetësi akoma i procedojnë me ligjin e vjetër.

Sipas tyre, derisa vazhdon kjo qasje institucionale do të shqyrtohet mundësia e bllokimit të Kuvendit. Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarë, kërkon nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti të kërkojë falje për deklaratën e tij sa i përket numrit të personave pa shtetësi. Dauti thotë se kryeministri Kovaçevski e konfirmoi ditë më parë se të paktën 20 mijë qytetarë janë pa statut shtetëror.

“Kam përshtypjen se po vazhdohet të punohet me ligjin e vjetër. Sepse me vetë faktin se ASK-ja është kompetent për t’i shqyrtuar rastin, me këtë e marrim si përgjigje nuk zbatohet ligji i ri. Me ndryshimet e reja ligjore të miratuar para 6 muajsh në Kuvend, ASK-ja nuk lidhet me asgjë në pjesën e dispozitave kalimtare e cila është shumë e qartë. Ajo thotë se çdo qytetarë i cili ka jetuar në Republikën e Maqedonisë para 8 shtatori 1991 mundet të merr shtetësi në bazë të një dokumenti nga lista e 16 dokumenteve të potencuar në ligj. ASK-ja ka kompetencë për mënyrën tjetër për marrjen e shtetësisë, pra natyralizimin”, deklaroi Ilire Dauti.

Ndërsa Alternativa kërkon komision në kuadër të Qeverisë i cili do të hetonte dhe përshpejtonte procedurat për shtetësi. Skender Rexhepi thotë se Qeveria duhet të mbajë llogari për mos zbatimin e ligjit.

“Ju lutem të bëni një komision në Qeveri i cili do të merret me këtë çështje shumë të rëndësishme sepse kemi të bëjmë me një kategori të qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë dhe atë duhet t’ua ofrojmë”, tha Skender Rexhepi, deputet i Alternativës.

Nuk dihet saktë sa kërkesa për shtetësi në proces ka trashëguar ASK-ja nga DSK-ja. Aktualisht në ASK ndodhen 2.657 kërkesa për shtetësi. Prej këtyre, 1.247 kërkesa janë dorëzuar vetëm vitin e kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments