–Aleanca për Shqiptarët përmes deputetit Adnan Neziri ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës se kandidatin e tyre për KSHZ, Zulfi Adili, e ka propozuar partia e Arianit Hoxhës. Neziri tha se PDE vetëm ka mbështetur kandidaturën e Adilit dhe nuk janë propozues. Ai akuzoi opozitën se po përpiqet të manipulojë ose nuk i njohin procedurat.
“Mbështetja dhe propozimi janë dy terminë të cilat dallojnë shumë dhe këtu është manipulimi. Kandidati Zylfi Adili është mbështetur nga deputeti Bastri Bajrami dhe partia e tij, sepse është dëshirë, nuk do të thotë se është kandidat i tyre, sepse me këtë logjikë mbështetja që i bëhet kandidatit të Besës nga VMRO-ja atëherë i vjen sikur VMRO-ja propozon kandidatin e Besës, pra këtu duhet t’i dallojmë terminologjitë, rregullat, procedurat… “- tha Adnan Neziri, deputet i ASH-së