SELA: ASH DO TË KETË DY DREJTORI NË QYTETIN E SHKUPIT
Kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela në takimin për fundvit të zhvilluar me gazetarët, bëri një përmbledhje të të gjitha zhvillimeve që ka ndodhur gjatë vitit që po lëmë pas.
Sela tha se ky vit ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë, por shtoi se kjo u bë edhe më tepër e vështirë për shkak të siç tha ai, paaftësive të politikanëve të cilët menaxhuan këtë dikaster.
“Në vendin tonë lidhur me pandeminë punët nuk janë bërë siç duhet. Maqedonia mbetet edhe më tej një ndër shtetet me më shumë viktima, si pasoj e koronavirusit. Kjo flet për një sistem shëndetësor që nuk është në nivelin e duhur të detyrës. Qytetarët tonë po vuajnë si pasoj e neglizhencës së politikanëve të cilët kanë keqpërdorur pozitën e tyre për interesa personale”, deklaroi Sela.
Ai përmendi edhe tragjedinë në spitalin modular të Tetovës ku jetën e humbën 14 qytetarë, ndërsa gjatë konferencës përmendi edhe tragjedinë në Bullgari ku jetën e humbën 45 qytetarë të vendit.
Sipas tij është e papranueshme që nuk merret përgjegjësia dhe se çdoherë në raste të tilla përdoret formula “hetimet vazhdojnë”.
“Edhe për rastin me djegien e autobusit të Besa Trans në Bullgari ku humbën jetën 45 qytetarë të RMV-së, hetimet vazhdojnë dhe nuk ka përgjegjësi. Nuk ka përgjegjësi dhe hetimet vazhdojnë edhe për rastin e Durmo Turs”, tha Sela.
Sela foli edhe për zgjedhjet lokale të mbajtura ku tha se qytetarët nuk kanë mundur me vullnet të lirë të vendosin se kush do t’i përfaqësoj ata.Dy drejtori, tre poste të zëvendësdrejtorëve, dhe 5 poste të drejtorëve të shkollave në kuadër të Qytetit të Shkupit, janë postet që do të udhëhiqen nga kuadro të Aleancës për Shqiptarët. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në fjalimin e fundvitit, edhe publikisht uroi për detyrën Danella Arsovskën, të cilën e partia e tij e ka mbështetur në zgjedhjet lokale
ZIJADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË
“ Natyrisht që janë bërë biseda dhe jemi në negociata e sipër, ASH deri tani në momentin që flasim, t’I ketë dy drejtori në kuadër të Qytetit të Shkupit, do të ketë 3 zëvendësdrejtorë në kuadër të Qytetit të Shkupit, natyrisht drejtorë të shkollave katër ose pesë, të mesme, të cilat menaxhohen nga Qyteti I Shkupit, kuptohet që janë shkolla fillore që poashtu menaxhohen nga komuna të veçanta.”
Si parti opozitare theksoi ai, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar të drejtat e qytetarëve, njësoj siç kanë bërë me ligjin për shtetësi. Sela tha se informacionet e tija flasin për 8000 shtetësi të bllokuara nëpër labirinthet institucionale.
ZIJADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË
“ Informacionet e mia sot flasin që janë 8000 shtetësi të bllokuara përsëri nga momenti që ne e kemi sjellë ligjin për shtetësi dhe që presin zyrave të MPB-së dhe po bllokohen që të marrin shtetësinë. ASH nuk do ta lejojë me kaq, ne do të angazhojmë avokat dhe do tu dalim në ndihmë qytetarëve. ”
Rezultatet e regjistrimit të popullsisë për kreun e Aleancës për Shqiptarët janë të papranueshme, pasi vlerëson se operacioni nuk ka rrjedhur në rregull. Ai numëroi rastin e zjarrit në spitalin e Tetovës, aksidentin në Bullgari, krizën me pandeminë, mosmarrjen e datës për fillim të negociatave, paralajmërimet për amnisti, ngjarjet politike përfshirë këtu edhe ndarjen nga Alternativa, si gjëra të cilat e karakterizojnë vitin 2021. Vlerëson se vendit I nevojiten zgjedhje të parakohëshme parlamentare, duke e cilësuar qeverinë aktuale si një regjim që erdhi pas një lufte të regjimit, e që nuk dallon shumë nga ai i kaluari. /KlanMacedonia/