0.8 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajmeASH i reagon Alternativës, s’e kuptojmë nervozizmin ndaj nesh

ASH i reagon Alternativës, s’e kuptojmë nervozizmin ndaj nesh

 ASH thekson se nuk arrinë ta kuptojë nervozizmin e shfaqur kundër kësaj partie.

“Ne kemi çmuar bashkëpunimin në koalicionin “Tash është koha” si korrekt dhe frytdhënës deri në momentin që ka përfunduar e njëjta. Subjekti në fjalë, nuk kanë pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ne.

Ne, si dhe çdo qytetar i këtij vendi i gëzohemi çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria dhe çdo institucion që drejtohet edhe nga Alternativa dhe jo vetëm.

Opozita është punë e fisnikshme dhe këtë gjë duhet ta kuptojë çdo subjekt politik. Drejtimi euro-perëndimor i Maqedonisë së Veriut ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, më shumë se sa nga vet Qeveria dhe ASH është dëshmia e gjallë për këtë fakt”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments