Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin publik se mbështet protestën që organizohet në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen të paraburgosur padrejtësisht në Hagë, theksohet në komunikatën e ASH-së. së Taravarit
”Në këtë moment të rëndësishëm për dinjitetin kombëtar, u bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim bindjesh politike, që të bashkohen masivisht në protestën që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Zëri ynë i përbashkët duhet të dëgjohet qartë në mbrojtje të drejtësisë dhe të së vërtetës për luftën çlirimtare, luftën më të pastër dhe më të drejtë që populli shqiptar ka zhvilluar për liri.Çdo përpjekje për të njollosur këtë kapitull të lavdishëm të historisë sonë është goditje ndaj vlerave, sakrificës dhe kontributit të një brezi të tërë që luftoi për lirinë e Kosovës’, thonë nga ASH.
