14.8 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaLajmeASH e Selës: Tetova po shkatërohet dhe uzurpohet!

ASH e Selës: Tetova po shkatërohet dhe uzurpohet!

Qyteti i Tetovës po përjeton katrahurën më të rëndë në historinë e qytetit, kanë akuzuar sot nga ASH e Zijadin Selës.
“Me përfundimin e mandatit aktual, po vijnë gjithnjë e më shumë informacione për një ofenzivë të rrethit të ngushtë të kryetarit Bilall Kasami, për uzurpim të pronave publike dhe private, ndërtime pa leje në qytet, rrethinë dhe në Kodrën e Diellit, rrugë të ndërtuara jashtë standardeve dhe pa plane me çka shkaktohet kaos në qytet. Qytetarë të shumtë, afaristë, por edhe mediat për çdo ditë ankohen se udhëheqësia aktuale me veprimet e vazhdueshme po ua rëndon jetën qytetarëve dhe po e shndëron Tetovën në një xhungël urbanistike.
Nga të gjitha këto veprime përfitojnë njerëz të afërt me Bilall Kasamin, partinë e tij, bashkëpunëtorë e familjarë të tyre.
Ftojmë organet kompetente, inspektoratet përgjegjëse, Revizionin Shtetëror, por edhe Prokurorinë Publike, që urgjentisht të ndalojnë këtë fushatë të shkatërrimit të Tetovës dhe të hetojnë aktivitetet e funditn ë cilat tanimë janë një “sekret publik” dhe flitet në çdo cep të Tetovës”, shkruan në komunikatën e ASH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments