8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH e Selës: Ku mbeti “Akademia Shqiptare”, a ua mbylli gojën Mickoski!?

ASH e Selës: Ku mbeti “Akademia Shqiptare”, a ua mbylli gojën Mickoski!?

Ka javë që drejtuesit e koalicionit VLEN kanë heshtur tërësisht temën për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për shkencë, kulturë dhe art. Nga ana tjetër, padroni i tyre, Hristijan Mickoski, këtë temë e shpalli të mbyllur dhe të dështuar, duke deklaruar se këtë ua ka thënë edhe në fytyrë përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, duke i poshtëruar se nuk guxojnë as ta përmendin. Kështu akuzon Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ndërkohë që pyet publikisht, siç thuhet në reagim, shqiptarët që pa legjitimitet hyjnë në Qeveri, a kanë përgjigje për Mickoskin, ku ngeli Akademia e trumbetuar, a është e vërtetë se ua ka mbyllur gojën, si dhe a guxojnë t’i përgjigjen Mickoskit.

“Paraprakisht ju bëjmë thirrje të mos shtrembërojnë të vërtetën dhe të mos luajnë me lojë fjalësh, por t’i përgjigjen direkt padronit të tyre. Nënshtrimi i tyre dëshmon pafuqinë e tyre si pasojë e mungesës së legjitimitetit, ndërsa poshtërimi para gjithë opinionit është poshtërim edhe për shqiptarët derisa ata ende thirren si përfaqësues të shqiptarëve në Qeveri”, thuhet në reagimin e ASH-së së Selës.

Në ndërkohë, në një intervistë për Podkastin e quajtur “Pretres”, kryeministri Mickoski i pyetur se si e komenton paralajmërimin e VLEN-it për themelimin e Akademisë Shqiptare, përgjigjet: “Ku është ajo, ku është themeluar!”.

Ndryshe, katër liderët e koalicionit VLEN, muaj më parë, nga Tetova paralajmëruan themelimin e një Akademie Shqiptare, e cila siç u tha atëkohë, fillimisht do të mbështetet financiarisht nga pushteti lokal – komunat, ndërsa më pas nga pushteti qendror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments