14.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeASH: Dënojmë sulmin e mbrëmshëm fizik në Tetovë

ASH: Dënojmë sulmin e mbrëmshëm fizik në Tetovë

– Nga 18 anëtarë të Kuvendit sa ka Kumanova e Likova, 16 e kanë firmosur deklaratën në mbështetje të kryetarit të ASH, Arben Taravari, ka shkruar, shefi i kabinetit të këtij të fundit, Arben Fetai.

“Kumanova dhe Likova i kanë gjithsej 18 anëtarë në Kuvendin e ASH-së. Prej tyre, 16 kuvendarë e kanë nënshkruar deklaratën në përkrahje të opsionit opozitar të Dr Arben Taravarit.

A po kuptoni tash se pse uzurpohet selia e partisë me forca policore të dërguara nga BDI-ja? Se kush janë dy kuvendarët që kanë mbetur fikall vetë, besoj nuk ka nevojë për emra”, ka shkruar Fetai në Facebook.

Shkup, 5 shkurt – Zyra për informim pranë Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme në Tetovë në mes anëtarëve të ASH-së.

Nga ASH në një email për media thonë se rasti është denoncuar në organet e rendit dhe të njëjtat i ftojnë ta zbardhin deri në fund.

“Dënojmë ashpër sulmin e mbrëmshën fizik nga ana e K.O, ndaj anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Drejtorit, D.N, që ndodhi menjëherë pas konferencës për media të Kryetarit të Kuvendit të ASH. Rasti është denoncuar në organet e rendit dhe të njëjtat i ftojmë që ta zbardhin dhe të merr epilogun e duhur ligjor”.

“Ngjarjet e këtilla janë të patolerueshme dhe kanë për qëllim njëllosjen e subjektit të vetëm politik që mbahet për traditë të vlerave demokratike dhe institucionale. Ju bëjmë thirrje anëtarëve të denjë të Aleancës për Shqiptarët që të përmbahen në këto ditë vendimtare dhe të mos bien pre e personave që ia duan të keqen shtëpisë tonë të madhe dhe të pastër”, thuhet në njoftimin e ASH-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments