3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeASH bën thirrje për zbardhjen e keqpërdorimeve në Onkologji dhe repartet tjera,...

ASH bën thirrje për zbardhjen e keqpërdorimeve në Onkologji dhe repartet tjera, dyshojnë se Qeveria e heshtë skandalin

Departmenti shëndetësor pranë ASH-së ka akuzuar pushtetin se po përpiqen të fshehin skandalet që po ndodhin nëpër institucionet publike.

Sipas tyre, sistemi shëndetësor po përjeton goditje të vazhdueshme ndërsa Qeveria nuk ndërmer asnjë hap për zbardhje të rasteve, informon Zhurnal.

Nga ASH dyshojnë se po bëhen keqpërdorime të ilaçeve, e që në emër të pacientëve të vdekur u aplikohen pacientëve privatë dhe kështu pasurohet një pjesë e menaxhmentit.

Në vijim keni kumtesën e plotë të ASH-së:

“Kjo qeveri, kampione e skandaleve, tenton që të njëjtat t’i relativizojë dhe t’i dërgojë në harresë. Është kjo një praktikë disavjeçare e cila dëmton shumë qytetarët dhe imazhin e institucioneve publike.

Sistemi shëndetësor po përjeton grushtime të njëpasnjëshme dhe rëndohet edhe më shumë funksionimi i saj si një ndër fushat më të rëndësishme në shoqërinë njerëzore, ndërsa Qeveria nuk ndërmerr asnjë hap konkret për zbardhjen e aferave të shumta.

Klinika Universitare e Onkologjisë qe disa muaj dridhet nga afera e keqpërdorimit të ilaçeve, të cilat në emër të pacientëve të vdekur u aplikohen pacientëve privat dhe kështu në mënyrë të paligjshme pasuron pjesë të menaxhmentit, por edhe të punësuarve të tjerë në klinikë. Drejtori mjekësor, Dr. Nino Vasev, dha dorëheqje, ndërsa Drejtori organizativ, Nehat Nuhi, ende vazhdon të kryej funksionin e tij edhe pse ka indikacione të sigurta se edhe ai është pjesë e keqpërdorimeve. Sipas informacioneve, një grup i të punësuarve i kanë paraqitur si të sëmurë të afërmit e tyre me diagnoza onkologjike C.34, D.64.9, C.34.9, të trajtuar gjoja me barna të shtrenjta, por asnjëherë nuk kanë qenë të hospitalizuar dhe ju mungojnë rezultatet patohistologjike, gjë që edhe më shumë e vërteton krimin e organizuar.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Revizioni Shtetëror që sa më shpejt të jetë e mundur të hulumtojë rastin në fjalë dhe të procesohet nga prokuroria publike, me mundësi të zgjerimit edhe në klinikat tjera. E gjithë kjo për t’i dhënë fund këtij zinxhiri krimi i cili është shumë i dëmshëm për buxhetin edhe ashtu të ulët të institucioneve publike shëndetësore”, thuhet në kumtesën e ASH-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments