12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH: BDI nuk ka lidhje me Evropën, ky është klan dhune, arrogance,...

ASH: BDI nuk ka lidhje me Evropën, ky është klan dhune, arrogance, diktature dhe vandalizmi

“Koordinatori i turpit, krimit dhe korrupsionit sot tentoi të manipulojë opinionin dhe të mbrojë shkeljen e rëndë që bëri mbrëmë ndaj Kushtetutës dhe demokracisë. Ai tha se qeveria po zbaton axhendën e reformës, ndërsa mbrëmë me dhunë dhe vandalizëm në komision ka kontrabanduar një ligj që zgjat mandatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të dalin në pension dhe se i gjithë opinioni e kujton se u emërua pas pazarit mes Blerim Bexhetit. Gordana Jankulovska dhe Sasho Mijalkov, e më pas me Zoran Zaev

Nga partia me qëndrimin se “BDI mbron gjyqësorin dhe prokurorinë partiake sepse vetëm në këtë formë mund të mbrohen nga krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar”.

“Ai përmendi edhe agjendat e huaja duke aluduar në atë ruse, ndaj duam t’i kujtojmë se agjenda ruse është komploti për Daka Davidovic, ambasadorët antiperëndimorë dhe takimet e fshehta të Ali Ahmetit me ambasadorët rus dhe serb, të cilat vetë presidenti i tij konfirmuar”, tha ASH.

“Pas dhunës që Talat Xhaferi shfaqi ndaj të punësuarve në Kuvend, diktaturës së tij ndaj deputetëve të opozitës shqiptare, akti i mbrëmshëm në Komisionin për Çështje Evropiane, është vetëm një konfirmim se BDI nuk ka lidhje me Evropën, reformat apo demokracinë. “Ky klan është një klan i dhunës, arrogancës, diktaturës dhe vandalizmit, i cili duhet të hiqet urgjentisht nga institucionet dhe qeveria”, thuhet në njoftimin e opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments