Koalicioni VLEN ka fyer edhe zyrtarisht Tetovën dhe tetovarët, duke kandiduar në krye të listës së kandidatëve për këshilltarë shefin e fake profilave dhe faqeve të rejshme që fyejnë, ofendojnë dhe shpifin ndaj çdo oponenti politik dhe ndaj çdo qytetari që paraqet zë kritik për Bilall Kasamin dhe partinë e tij.
Albi Qamili njihet si shefi i propagandës së zezë të Lëvizjes Besa, posedues i faqeve dhe profileve që jo rrallë herë kanë përdorur fjalë banale e fyerje edhe ndaj figurave publike.
Përveç kësaj, këto ditë mediat publikuan edhe një megaskandal të restoranit që lidhet me Albi Qamilin, e që ka pranuar mijëra euro nga Komuna e Tetovës për dreka dhe darka.
Pse pas gjithë këtyre skandaleve VLEN ua ofron tetovarëve Albi Qamilin? A është ky shpërblim për ndonjë shërbim me shpërlarje të parave, apo nuk është ngopur dhe tani dëshiron që për katër vitet e ardhëshme faturat ti bëjë nga mijëra, në qindra mijëra euro?
Aleanca për Shqiptarët – Tetovë


