3 C
Tetovo
E martë, 23 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeASH: Azir Aliu la pa vendime pune stafin e spitalit të Tetovës...

ASH: Azir Aliu la pa vendime pune stafin e spitalit të Tetovës që punuan me kontrata për vite, duke i zëvendësuar me militant partiak

Viola Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka komentuat ngjarjet e djeshme në spitalin e Tetovës ku shumë të punësuar që kishin punuar me kontrata për vite mbetën pa vendime pune edhe përkundër premtimeve të ministrit Azir Aliu para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, shkruan Top24

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim dhe vlerëson se situata e djeshme e krijuar në Spitalin e Tetovës përbën një shkelje serioze të parimeve bazë të drejtësisë, profesionalizmit, transparencës dhe meritokracisë në shëndetësinë publike. Dhjetëra punonjës shëndetësorë, të cilët për vite me radhë gjatë një dekade, kanë punuar me kontrata të përkohshme apo në forma vullnetare, dje janë lënë pa vendime pune të përhershme, pavarësisht premtimeve të përsëritura nga Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Bëhet fjalë për personel me përvojë shumëvjeçare, të cilët kanë mbajtur barrën kryesore të funksionimit të spitalit edhe në periudhën më kritike të pandemisë. Në vend që ky kontribut që ata kanë dhënë në veçanti ndaj qytetarëve të Tetovës, të vlerësohet ne angazhim të plotë me vendim pune, ata janë zëvendësuar në mënyrë të fshehtë e të papritur me persona të tjerë. Ky proces përzgjedhjeje përbën shembull të qartë të politizimit të shëndetësisë dhe përjashtimit sistematik të profesionistëve në favor të militantizmit partiak. Premtimet publike për rregullimin e statusit të punës së këtij stafi janë shndërruar në fjalë boshe, ndërsa sot të njëjtët punonjës detyrohen të kërkojnë të drejtën e tyre përmes protestave. Para zgjedhjeve, përfaqësues të Qeverisë, Ministri i Shëndetësisë, drejtues të spitalit dhe zyrtarë të VLEN-it vizituan institucionin shëndetësor, u shfaqën publikisht në fotografi triumfuese dhe garantuan vendime pune për të gjithë personelin ekzistues. Sot, këto premtime janë shkelur! Përgjegjësia institucionale mungon plotësisht! Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo situatë nuk mund të trajtohet si çështje teknike apo administrative, por si një skandal i rëndë që cenon drejtpërdrejt dinjitetin e mjekëve, infermierëve dhe gjithë stafit shëndetësor. I bëjmë thirrje Qeverisë që të reagojë menjëherë dhe të kërkojë llogari nga Ministri i Shëndetësisë për këtë proces, duke dhënë përgjigje të qarta para qytetarëve: Mbi cilat kritere janë përjashtuar punonjësit me përvojë? Kush janë personat e punësuar në vend të tyre? Dhe se a do të merre masa për listat e të punësuarve të cilët kanë ardhur nga zyrat partiake dhe jo nga profesionalizmi? Kërkojmë veprime konkrete dhe zgjidhje të menjëhershme. Shëndetësia publike nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi, premtime të pambajtura dhe pazare politike. Dinjiteti i personelit shëndetësor nuk është mjet propagande dhe nuk do të lejojmë që kontributi i tyre të fshihet brenda natës. Spitali i Tetovës është mbi çdo mjet politik andaj shpresojmë që të ketë reflektim të plotë të situatës së krijuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments