9.9 C
Tetovo
E diel, 15 Shtator, 2024
BallinaLajmeASH akuzon ministrin Fatmir Limani për nepotizëm: Ai ministër e vëllain drejtor.

ASH akuzon ministrin Fatmir Limani për nepotizëm: Ai ministër e vëllain drejtor.

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar për nepotizëm ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanin, që siç thotë, Limani minister e vëllai i tij, drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. ASH thotë se kjo paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që ftoi Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që ta hetojnë rastin.

“VLON Nepotizmi, Fatmir Limani ministër, vëllaun e mban drejtor

Nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit jolegjitim vLEN dhe funksionarëve të saj.

Vëllau i Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dashmir Limani, vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. Kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.

Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit vazhdojnë të mbajnë dy pozicionet.

Përveç shkeljes flagrate të ligjit, kjo dëshmon edhe dyftyrësinë e partive shqiptare që pa legjitimitet kanë hyrë në Qeveri dhe zotimet e tyre të rrejshme për qeverisje të drejtë dhe transparente, si dhe konfirmon paralajmërimet tona, se hyrja e tyre në Qeveri ka për qëllim vetëm interesat e ngushta partiake, familjare dhe individuale”, thuhet në kumtesën e ASH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments