24.4 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaLajmeASH: A do të vazhdojë Mickoski ta mbrojë Mexhitin nga akuzat për...

ASH: A do të vazhdojë Mickoski ta mbrojë Mexhitin nga akuzat për 450 mijë euro provizion për “Skënderbeun”

“A do të vazhdojë Mickoski ta mbrojë Mexhitin nga akuzat për 450 mijë euro provizion për “Skënderbeun”, të ngritura nga Antonio Miloshoski? A mendon ende kryeministri Hristijan Mickoski se Izet Mexhiti, partneri i tij i koalicionit nga VLEN, si kryetar i Çairit ka marrë provizion prej 450 mijë eurosh për sheshin “Skënderbeu”, ashtu siç akuzonte VMRO-DPMNE kur ishte në opozitë? Publikonin shifra, skandale e afera për shpërdorimet në pushtetin lokal, ndërsa sot janë partnerë besnikë të qeverisë.

Nëse Mickoski ka harruar, opinioni e mban mend mirë kur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, publikisht shpaloste akuza kundër Mexhitit për korrupsion, abuzime, krime dhe provizione të rënda prej 450 mijë eurosh. Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet t’u përgjigjen pyetjeve që janë të pashmangshme dhe të interesit publik: A heq dorë Mickoski nga deputeti i tij Antonio Miloshoski dhe pretendimet e tij, vetëm për ta shpëtuar Mexhitin? A beson ende VMRO-DPMNE në akuzat e veta ndaj Mexhitit, apo atëherë kritika ishte vetëm populizëm i lirë?

A është gati kjo parti t’i mbyllë sytë para të gjitha atyre pretendimeve për krim, vetëm për të qëndruar në pushtet? Dhe më e rëndësishmja: a është flijuar interesi i popullit për karriget dhe funksionet e tyre? Aleanca për Shqiptarët rikujton: lufta kundër korrupsionit nuk është objekt pazari. Nuk ka kompromis me krimet e dyshuara, as alibi për dyfytyrësi politike. Ka ardhur koha që VMRO-DPMNE të zgjedhë qartë: sundim të ligjit apo mbrojtje të rehatisë së koalicionit.

Qytetarët nuk do të pranojnë standarde të dyfishta – një gjë të flisni kur jeni në opozitë, dhe krejt tjetër të bëni sapo të uleni në pushtet. Nëse VMRO-DPMNE vërtet do të paraqitet si bartëse e ndryshimeve, duhet publikisht dhe pa kalkulime të tregojë: a do të qëndrojë në anën e drejtësisë apo do të mbetet bashkëfajtore në praktikat korruptive që vetë i denonconte”, thonë nga ASH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments