A po fillon aksioni “fshesa”?
Ministri i Kulturë, Asaf Ademi e deponoi dorëheqjen e tij, e tha që po tërhiqet për arsye shëndetësore.? (kurë javë më parë u mohua kjo nga vetë kabineti i Asaf Ademit dhe u tha se është i shëndoshë si molla pra të gjitha kkëto keto jane FAKE NEWS).Shumë dilema mbeten nga puna e tijë por si duket dy janë pistat ku mund të referohet dorëheqja e tijë.Konkursi i fundit i Ministrisë së Kulurës ,dhe ajo për të cilën po përshpëritet ndarja e mjeteve shtesë nga udhëheqja e Ministrisë së Kulturës me nënshkrim të Asaf Ademit ,Teatrit të Nacionaliteteve në Shkup për mjete shtesë rreth 830.000 euro për përfundim punësh (afati i përfundimeve muaji marsi ,ja muaj maj po i bën ditët e para po ikë,dhe nuk u mor në përgjegjësi askush nga Teatri )dhe si duket Kalaja e Rozafës në Shkup do ende mjete pas 11.000.000 eurove të ndara për tu rrumbullaksuar.Këtu nuk do përmenden kapacitetet menaxhuese të vobekta ,dhe i vetmi ministër i kulturës që nuk është nga fela e kulturës por as premtimet e tija për punsime me dhjetra aktorë e regjisorë në Teatrot shqiptare ,statusi dhe puna e Ansamblit dhe Valleve në ajër poashtu edhe Teatri i Qytetit në Gostivar .Pra Zaevi në këtë rast filloi me fshesën por duke ruajtur politikën përdori mashën jep dorëheqje sa nuk të kam shkarkuar në aksionin FSHESA .Gjë që e konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev, por kjo nuk do të thotë që ka filluar procesi i ndryshimeve që e paralajmëroi ai. Po pritet që të konfirmohet edhe zyrtarisht procesi zgjedhor, me verifikimin e mandatit presidencial të Stevo Pendarovskit, që të fillohet me ndryshimet. E ndryshime do të ketë edhe në ekzekutiv, por edhe tek LSDM-ja.
“Unë jam kompetent për pushtetin ekzekutiv, këtu do të ketë ndryshime… Duke u nisur nga Qeveria; zëvendësministra, sekretar, pastaj në mënyrë vertikale në ndërmarrjet publike, shoqëri aksionare, por në të njëjtën kohë do të ketë ndryshime edhe në vendin tjetër ku jam kompetent, e ajo është në Lidhjen Social Demokrate.“-deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Mbetet dilema se kush do ta zëvendësoj Asaf Ademin.
“Unë sa kam informacione. Ministria e Kulturës i ngelet partisë tonë.’ –shprehet Asaf Ademi, Ministër i Kulturës.