10.6 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajmeAs shiu nuk i ndal tetovarët! Në sheshin “Iliria” protestohet kundër korrupsionit...

As shiu nuk i ndal tetovarët! Në sheshin “Iliria” protestohet kundër korrupsionit që vret

“Njerëzit digjen, shteti krihet”, “shtet i improvizuar”, “fajtorët kanë emër”, “zero tolerancë”, “a prisni të digjemi të gjithë”, “shtet i korruptuar”, “zero frikë”, “sa kushton një licencë”, “sistemi është i radhës”, “drejtësi pa dallavere”, “drejtësi jo pazare”, “jeni vrasës jo udhëheqës”, “shkoi Joveski erdhi Kocevski”, “shkoi Spasovski erdhi Toshkovski”, “shkoi Bekteshi erdhi Durmishi”, “a ka gjykata dalje emergjente”.

Këto ishin vetëm disa nga pankartat dhe brohoritjet me të cilat nën shi qytetarët në Tetovë protestuan kundër korrupsionit i cili solli deri në katër tragjeditë e fundit në vend: Koçani, spitali modular, Besa Transi dhe Durmo Tursi, shkruan Portalb.mk.Qytetarët marshuan për drejtësi joselektive nga sheshi “Iliria” deri para Prokurorisë dhe Gjykatës së Tetovës. 

Ata kërkuan zbardhje dhe dënim për fajtorët e vërtetë në të katër tragjeditë e fundit. 

Ibin Emshiu i cili në zjarrin në spitalin modular e humbi babain dhe vëllaun tha se kanë ardhur përsëri në vendin e njëjtë të kërkojmë drejtësi, e cila nuk po vjen.

Ai tha se kaluan vite por askush nuk u dënua. A duhej të ndodhte tragjedia në Koçan që të bindni se ky sistem ka dështuar, pyeti Emshiu. Ai theksoi se ky sistem i njëjtë vrau 14 familjarët e tyre së spitalin modular dhe askush më mirë nga ata nuk e din. 

“Të gjitha këto tragjedi nuk janë rastësi, kanë një të përbashkët: korrupsionin që i vrau të gjithë. Pyes publikisht Venko Filipçen: sa kushtoi jeta e babait dhe vëllaut tim, pyes publikisht Koço Angjushevin: sa miliona profit kushtojnë 14 familjarët tanë që u dogjën të gjallë. Zotri Mickoski ju dolët dhe premtuar që rastin do ta filloni nga fillimi, për të gjitha rastet të janë djegur. Viktimat në Koçan i vrau mosndëshkimi i rasteve pararpake”, tha Emshiu

Mumin Ismaili, i cili në zjarrin në modular humbui nënën tha se kërkojnë drejtësi jo selektive.

Kryeministër Miskoski, ju më vizituat në shtëpi të më ngushëlloni dhe më premtuat se rasti në spitalin modular do të zbardhet, a u desh të digjeshin edhe 59 qytetarë që të ndërmerrni diçka. Viktimat në Koçan i vrau pandëshkueshmëria e rasteve paraprake. Viktimat në Koçan dhe spitalin modualr i vrau korrupsioni, në rastin tonë askush nuk u dënua. Asnjë paraburgim asnjë dënim”, tha Ismaili.

Ndërkaq Burim Islami i cili në aksidentin e autobusit Besa Trans në Bullgari humbi nënën tha se askund në botë vrasësit nuk lëvizin të lirë ashtu si lëvizin këtu te ne.

“Absurditet kush pi na udhëheq, njerëz që para marrjes së pushtetit janë engjuj, ndërsa pas marrjes së pushtetit janë djaj të cilët e orkestrojnë ferrin. Praktika e tyre fetare është korrupsioni me të cilin ua dogjën shpirtin qindra familjarëve”, tha Islami

Ai shtoi se për fat të keq nga tragjedia në tragjedi progresi i vetëm është numri i viktimave i cili rritet, gjithçka tjetër është regres.

“I panderuar kryeministër nga hëna duket shumë qartë se ju po nxirrni mllefin dhe egon tuaj politike ndaj kundërshtareve tuaj dhe kjo për dy arsye, për t’ua hedhur fajin atyre dhe për të shpëtuar vetveten. Juve në ëndërr ju dalin viktimat dhe familjarët e viktimave, por ju assesi të zgjoheni nga gjumi dhe të dorëhiqeni bashkë me orkestruesit tjerë të kësaj tragjedie”, tha Islami

Ndërkaq Blendi Hodai nga Iniciativa Zero theksoi kërkesat e tyre si protestues, të cilat janë: 

  • Spitali Modular: Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit të nxjerre nga sirtari hetimin për shkaktarin e djegies së Spitalit Modular dhe të ngritet aktakuzë për fajtorët kryesorë në këtë rast. Njëkohësisht kërkojmë krijimin e një ekipi të pavarur që do të hetojë të gjithë ata që kanë zvarritur qëllimisht këtë lëndë, përfshirë këtu prokurorët publik. Gjykimi aktual për këtë lëndë të zhvillohet pa ndikim politik-biznesor.
  • Koçani: Kërkojmë hetim të pavarur dhe përfshirje të ekspertëve të jashtëm për të garantuar hetim të paanshëm për këtë rast. Të nxjerren para drejtësisë të gjithë ata që me veprim ose me mos-veprim kanë lejuar funksionimin e kundërligjshëm të diskotekës ‘Pulse’ nga viti 2013.
  • Llaskarca: Gjykata e Apelit ta kthejë lëndën në ri-gjykim dhe të i merr parasysh ankesat e Prokurorisë Publike për dënime më të larta për të akuzuarit ndërsa pronarëve të ‘Durmo-Turs’ të ju ndalohet ushtrimi i kësaj veprimtarie. Përpos të akuzuarve aktual, para drejtësisë të dalin edhe të gjithë personat zyrtarë që në atë kohë kanë lejuar qarkullimin e këtyre autobusëve pa i kryer kontrollet teknike adekuate.
  • Besa Trans: Gjykata Penale të shqiptojë dënime më të larta për të akuzuarit aktual në këtë rast pasi lënda është kthyer në ri-gjykim. Përpos kësaj, kërkojmë që para drejtësisë të dalin të gjithë zyrtarët publik që asokohe kanë lejuar që Autobusi mbi 20 herë të kalojë kufirin e Maqedonisë së V. me certifikatë të rrejshme për transport ndërkombëtar ndërsa pronarit t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë për transport të udhëtarëve. 

Në përmbyllje Hodai theksoi se qytetarët do të njoftohen për hapar dhe protestën e radhës.

https://youtube.com/watch?v=mZpVU4fhYEQ%3Fwmode%3Dtransparent%26rel%3D0%26feature%3Doembed

Në ndërkohë sot do të mbahen edhe dy tubime në Shkup, njëra nga Kuvendi i Pavarur i Studentëve të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe tjetra nga Iniciativa “Kush e ka radhën?”.

Deri më tani janë mbajtur disa protesta paqësore për tragjedinë e Koçanit edhe atë në: Shkup, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe Koçan.
Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit. 

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments