16.8 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmeAs në 30 seanca deputetët s’i japin zgjidhje konstituimit të Kuvendit

As në 30 seanca deputetët s’i japin zgjidhje konstituimit të Kuvendit

Edhe një herë tjetër ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kjo përpjekje për funksionalizim të legjislaturës së re ka qenë e 30-ta me radhë. Sërish taborët politikë kanë hedhur përgjegjësinë tek njëri-tjetri derisa janë refuzuar mes vete për bashkëpunime politike, të cilat do ta nxirrnin Kuvendin nga bllokada. Pos kësaj, deputetët të cilëve qytetarët u kanë dhënë përgjegjësi e për të cilat marrin paga i kanë dhënë të drejtë vetes që të fillojnë me bojkotim të seancave.

“52 deputetë kanë votuar për, kundër nuk ka asnjë, abstenime nuk ka asnjë, nuk kemi kuorum. Ndërpritet seanca dhe shihemi më 13 qershor në orën 11:00”, ka thënë Dehari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments